Shoferët e autobusëve të linjës Podujevë-Prishtinë vazhdojnë grevën, qëndrojnë edhe sot para objektit të komunës

Shoferët e autobusëve të linjës Podujevë-Prishtinë, po vazhdojnë grevën. Autobusët e tyre po vazhdojnë të jenë të parkuar para objektit të Komunës së Prishtinës. Kjo grevë po bëhet për shkak të pakënaqësisë ndaj vendimit të komunës së Prishtinës që të mos i lejojë autobusët nga kjo linjë të futen në qendër të qytetit. Operatorët e…

Lajme

17/03/2025 15:55

Shoferët e autobusëve të linjës Podujevë-Prishtinë, po vazhdojnë grevën.

Autobusët e tyre po vazhdojnë të jenë të parkuar para objektit të Komunës së Prishtinës.

Kjo grevë po bëhet për shkak të pakënaqësisë ndaj vendimit të komunës së Prishtinës që të mos i lejojë autobusët nga kjo linjë të futen në qendër të qytetit.

Operatorët e kësaj linje thanë se do të vazhdojnë grevën deri në anulimin e vendimit nga komuna e Prishtinës. /Lajmi.net/