Austrian GP: Praktikat e dyta – dominon Verstappen

Max Verstappen po dominon praktikat në Austri.

Sport

10/07/2020 16:44

Në pistën e Spielberg, në praktikat e mbajtura para Grand Prix Austria, që do të jetë gara e dytë në të njëjtën pistë pas javës së kaluar, po shohim një Max Verstappen të përmirësuar.

Pasi nuk pati rezultate aq të mira, anëtari i Red Bull u kthye për të bërë paraqitje të mira në praktikat e sotme.

Verstappen përfundoi me kohën më të mirë në praktikat e dyta, me 1:03.660, transmeton lajmi.net.

Pas tij përfundoi piloti i Mercedes, Valtteri Bottas, kurse Lewis Hamilton mbeti në pozitën e gjashtë.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell 10-ën më të shpejtë në praktikat e dyta në Spielberg.

Verstappen
Bottas
Perez
Stroll
Sainz
Hamilton
Albon
Norris
Leclerc
Ocon /Lajmi.net/