Austria rihap restorantet, hotelet dhe teatrot për herë të parë pas më tepër se pesë muajsh

Austria ka paralajmëruar rihapjen e restoranteve, hoteleve dhe teatrove nga 19 maji.

Bota

23/04/2021 16:54

Austria ka në plan të lirojë kufizimet e saj kundër Covid në 19 maj, duke lënë restorantet, hotelet dhe teatrot të hapin dyert e tyre për herë të parë në më shumë se pesë muaj, ka njoftuar qeveria, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

“Drita në fund të tunelit po shihet”, tha kancelari Sebastian Kurz në një konferencë shtypi.

Sipas Reuters, një deklaratë qeveritare e publikuar në të njëjtën kohë thoshte se takimet midis orës 22 dhe 5 të mëngjesit do të ishin të kufizuara në katër të rritur. /Lajmi.net/