Austria me fitore minimale ndaj Ukrainës siguron kalimin në fazën tjetër

Austria është kualifikuar në fazën e 1/16 e finales së "Euro 2020" pas fitores ndaj Ukrainës.

Sport

21/06/2021 19:52

Austria shënoi fitore minimale me rezultat 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Ishte Baumgartner që realizoi golin e vetëm në ndeshje pas një harkimi të mrekullueshëm nga David Alaba (21′).

Gjatë gjithë ndeshjes, Austria ishte shumë më e mirë duke dominuar në çdo aspekt, por nuk i konkretizuan rastet.

Ukraina provoi më shumë përmes kundëraksioneve, që disa herë ishin afër të shënonin, sidoqoftë, assesi nuk e gjetën rrugën drejt golit.

Me këtë fitore, Austria kalon në fazën tjetër, derisa Ukraina tani duhet të shpresojë në rezultate të dobëta të Kombëtareve tjera që të kalojë tutje përmes pozitës së tretë./Lajmi.net/