Australia në kërkim të shtetasit shqiptar që iku nga burgu

Policia në Australi ka vënë në ndekje mbarëkombëtare për kapjen e një shtetasi shqiptar i cili është arratisur nga burgu.

Lajme

13/11/2014 20:41

Leonard Gjeka, 32 vjeç, pasi ka arritur të dalë nga qelia është ndihmuar të largohet nga disa miq me motoçikleta.

Gjeka mbahej në burgun Maribyrnong, ndërsa ishte në pritje të eksradimit për në Shqipëri.

32-vjeçari bashkë me 51-vjeçarin Michael Dobson nga Zelanda e Re, mbuluan kokën dhe kanë arritur të kalojnë murin rrethues.

Policia beson se Gjeka mund të jetë larguar për në jug të Australisë, ku ai ka një të kaluar kriminale për dhunë kriminale dhe sulm me armë.

Gjithashtu, policia ka paralajmëruar njerëzit që e njohin se ai i arratisur. Policia thotë se Gjeka ka lidhje me krimin e organizuar.

Leonard Gjera u qëllua me armë në vitin 2010 para derës së shtëpisë në Adelaide, por mbijetoi me një plagë në ije. Ndërsa vetë ai është akuzuar se ka qëlluar një burrë në këmbë në një bar në Adelaide, por akuza u tërhoq pasi prokurorët nuk ishin në gjendje të kontaktonin me viktimën, transmeton Shekulli.