Australia me politikë të njëjtë për refugjatët sirianë si për ata kosovarë të vitit ’99 (Video)

Në kohën e luftës në Kosovë në vitin 1999, Australia e largët hapi dyert për më shumë se 4 mijë refugjatë kosovar.

Bota

10/09/2015 21:39

E planin e vitit 1999 si duket Australia do e fuqizojë përsëri për refugjatët nga Lindja e Mesme që e lanë Sirinë, Irakun e vendet e tjera të përfshira në luftë.

Këtë plane i konfirmoi Kryeministri i Australisë, Tony Abbott,  ku u shpreh që vendi  i tij është i gatshëm për të pranuar njerëz nga ky rajon i trazuar.

E pranimin e refugjatëve nga Kosova para 16 viteve, e shikojnë si një rrëfim suksesi dhe që skenari i ndihmës duhet të ripërsëritet.

YouTube player