Ausilio flet pas takimit me Man Utd për Romelu Lukakun

Drejtori sportiv i Inter, Ausilio, ka dhënë disa komente pas takimit të tij për transferimin e Romelu Lukaku.

Sport

12/07/2019 09:58

Skuadra italiane po tenton që të nënshkruajë me yllin belg të futbollit, Romelu Lukaku, larg Manchester United.

Drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio ka konfirmuar se skuadra nga Serie A ka pasur kontakt zyrtar me United, për belgun.

“Ne kemi pasur një takim me Manchester United, për Romelu Lukakun” ka thënë Ausilio, transmeton lajmi.net.

“Ishte takim zyrtar mes dy skuadrave të rëndësishme. Mbetet të shihet çfarë ndodh.”

“Të gjithë lojtarët që po ndjekim janë objektiva për të cilët jemi pajtuar me Conte. Ne duam të plotësojmë kërkesat e tij” ka thënë ndër të tjerash drejtori sportiv i ‘Zi kaltërve’.

Lukaku ka kontratë me Man Utd deri në vitin 2022, dhe për të liruar kartonin e tij, United dëshirojnë 85 milionë euro. /Lajmi.net/