Aurela Hoxha sfidon të gjithë me pamjen e saj në Cannes

Modelja Aurela Hoxha është në mesin e femrave më seksi shqiptare.

ShowBiz

24/05/2019 10:44

Prej kohësh është folur në media për lidhjen e modeles Aurela Hoxha me një djalë biznesmen nga Spanja ku dhe po qëndron prej kohësh edhe ajo, shkruan lajmi.net.

Modelja ka ndarë disa fotografi me ndjekësit e saj nga festivali i filmit në Cannes.

Sa i takon paraqitjes së saj, Aurela u shfaq e veshur me një fustan të shkurtër ku shfaqte linjat e saj trupore.

Modelja 34 vjeçarje është shumë aktive në Instagram, ku ka një numër të madh ndjekësish. /Lajmi.net/