Aurela Gaçe iu bashkohet protestuesve: Marshova kundër dhunës

Aurela Gaçe iu bashkua protestës me moton "Nuk luhet përdhunimesh".

ShowBiz

10/02/2019 12:59

Në Tiranë sot u protestua me moton “Nuk luhet përdhunimesh”, e në mesin e protestuesve ishte edhe Aurela Gaçe, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka ndarë në rrjete sociale një fotografi bashkë me Rudina Dembacajn, të cilët ia la një mbishkrim prekës.

Ajo ka listuar disa nga arsyet përse doli për të protestuar bashkë me qytetarët në Tiranë.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I AURELËS, PA NDËRHYRJE:

“Nuk marshova ne heshtje vetem per nje rast , por per te gjitha rastet qe di, per te gjitha grate e vajzat e dhunuara, per ato qe kane humbur jeten , per ato nena qe nuk do te arrijne më te jenë prane femijeve te tyre , sepse ashtu e vendosi xhelozia, psikopatia e mendja e semure e dikujt qe nuk do askend pervec egos se tij prej maçoje. Per te gjitha ato vajza qe frika, turpi , i ben te qendrojne ne heshtje e te marrin plage shpirti cdo dite …derisa …humbasin jeten….per te gjitha ato vajza por edhe djem qe mund te jene perdhunuar( mos t’ju duket çudi, por edhe ata turpi nuk i lë te flasin)….. Marshova kunder dhunes. ………
Kunder atyre qe u japin te drejte abuzuesve te cdo lloj forme, me pretekstin se ” mire ti behet” ” e ka kerkuar” “ka provokuar” …se kushedi cfare ka bere ajo qe e meritoi☹?..
……
Tmerr . Tmerr. Edhe kete fatkeqesisht e degjojme ta shprehin edhe vete grate.

Sa shume nevoje kemi . Per dashuri?❤. ……… Isha ne marrshim, per tu solidarizuar me ato nena qe mbase vete jane abuzuar , e nuk dine ndryshe, por ulin koken e ashtu e mesojne edhe vajzen e tyre, se eshte turp, se burri te rreh e ti aty e ke vendin, s’ke c’ben , se keshtu eshte jeta. ……
Isha ne marrshim e ne fakt po prisja te shihja perfaqesuesit e shoqatave qe shpesh me kane bere kerkese te jem e pranishme neper koncerte, per te mbledhur dicka , per t’u ardhur ne ndihme grave, femijeve etj. ☹…prisja ne fakt qe te ishin ata nismetaret , qe ashtu sic na thone se nje fjali e jotja ne nje reklame kunder dhunes , sensibilizon ?, qe ashtu sic na kerkojne ti ndihmojme ne “figurat ” per sensibilizim , po ashtu do te doja t’u degjohej zeri jo vetem sot, jo vetem neper mbledhje forumesh e shoqatash e fushatash televizive ….pse duhej te prisnim iniciativen e disa vajzave te reja ? Ku jeni ju qe nen emrin e ketyre kauzave , na kerkoni mbeshtetje?
Po ato grate e vajza , ku perplasen ?”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BtsxSPBgtIo/