Aurela Gaçe e vlerëson lartë Tunën: Kur bëhen punë të tilla, duhet t’i vlerësojmë me dashuri

Aurela Gaçe ka thënë disa fjalë pas albumit të ri të Tunës.

ShowBiz

22/03/2019 10:19

Këngëtarja, Aurela Gaçe e ka vlerësuar mjaft shumë albumin e Tunës në kohën kur thuhet se albumet nuk jetojnë më, shkruan lajmi.net.

“Më gëzoi shumë fakti që në këtë rrëmujë të përditshme me garë singëllash, Tuna zgjodhi të vinte me album. Pikërisht sot kur duket se albumet nuk jetojnë më. Dhe s’kishte si të ndodhte me muzikë e vargje shpirti, vlerësim për punën. Kur bëhen punë të tilla, nuk mund të qëndrojmë indiferente e të mos vlerësojmë me dashuri. Është shpresë për të dhënë më shumë”, janë fjalët e Gaçes për Tunën.

Tuna në këtë album ka përfshirë shtatë këngë në mesin e të cilave janë edhe dy bashkëpunime me Armend Regjepagiqin dhe Ylli Limanin. /Lajmi.net/