Aubameyang realizon hat-rick, Arsenal mposht West Bromin

Skuadra e Arsenalit më në fund ka arritur fitoren e parë këtë sezon.

Sport

25/08/2021 23:10

Arsenali e ka nisur keq këtë sezon pasi pësoi humbje në dy ndeshjet e para të Premier Ligës, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, “The Gunners” treguan komplet fytyrë tjetër sonte përball West Bromit në kuadër të raundit 1/32 të EFL Cup duke fituar 6-0.

Serinë e golave e hapi Pierre Emerick Aubameyan në min e 17’, i njëjti realizoi sërish në min e 45’, ndërsa Nicolas Pepe shënoi në min e 45+1’ për rezultatin e pjesës së parë 3-0.

Edhe pjesa e dytë ishte e njejtë me ‘Topçinjtë’ që nuk u ndalën dhe e gjetën golin e katërt në min e 50’ me realizator Bukayo Sakan, ndërsa Aubameyang kompletoi hat-rickun në min e 62’.

Rezultatin përfundimtarë 6-0 e vulosi Alexandre Lacazette me golin e tij në min e 69’.

Një fitore e rëndësishme kjo për ekipin e Mikel Artetas që tani shpreson t’u rikthehet fitoreve edhe në Premier Ligë pas një starti aspak të mirë. /Lajmi.net/

YouTube player