Aubameyang i lumtur pas tre pikëve të para të marra në kampionat

Arsenal sot regjistroi fitoren e parë në kampionat pasi mposhtën skuadrën e Norwich me rezultat minimal 1-0.

Sport

11/09/2021 21:40

Golin e vetëm të fitores e shënoi Pierre-Emerick Aubameyang, i cili realizoi në minutën e 66-të nga një asistim i Pepes.

Reprezentuesi nga Gaboni foli pas ndeshjes, duke i shprehur i lumtur që goli i tij i dha pikët e para klubit të tij për këtë sezon.

“Jam vërtet i lumtur,” tha ai për Arsenal Media. “Kur [tifozët] janë këtu, ju i ndjeni ata. Kjo është një ndjenjë e mrekullueshme dhe ne jemi të lumtur sot që e fituam këtë lojë.

“Neve na duheshin tifozët për një kohë të gjatë. Personalisht jam i lumtur që ata janë këtu. Kjo gjithmonë ju jep diçka si plus. Unë mendoj se është një bonus. Kur je lojtar, të jep energji, shumë energji, edhe kur është e vështirë. Ata ju japin diçka për të bërë ndryshimin.

“Unë mendoj se ishte një lojë e vështirë, por të gjithë dhanë gjithçka në fushë. Ndoshta ne mund të jemi më klinikë, sepse kishim shumë shanse në fund, por gjëja më e rëndësishme sot janë tre pikë – dhe ne e bëmë atë”, përfundoi 32-vjeçari. /Lajmi.net