Aubameyang: Haaland është yll, nëse vjen do garojmë për pozitën e titullarit

Ylli i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang ka mirëpritur mundësinë që në skuadër të transferohet qendërsulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sport

22/02/2022 08:27

Norvegjezi është i lidhur me kalimin në Spanjë, ku dy klubet e mëdha, Real Madrid dhe Barcelona janë duke rivalizuar për të fituar shërbimet e sulmuesit, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Aubameyang e ka mirëpritur ardhjen e Haaland, duke e cilësuar si një ndër sulmuesit më të mirë në botë.

“Më treguan se është lojtar që dëshiron të fitojë, që dëshiron të garojë shumë. Mendoj që është yll, që ka shënuar shumë gola në atë moshë, është i pabesueshëm. Është një ndër më të mirët”.

Ndërkohë, i pyetur nëse ka frikë se Haaland mund t’ia zë pozitën e titullarit, Aubameyang tha “Jam djalë pozitiv, gara është mirë dhe edhe më shumë të një klub si Barcelona”.

“Barcelona ka nevojë për lojtarët më të mirë në botë, pra nëse arrin, shumë mirë, ne do garojmë”, shtoi ai.

Ndërkohë, Barcelona të enjten e pret ndeshja kthyese ndaj Napolit në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Evropës./Lajmi.net/