Aubameyang flet pas dështimit më të madh në karrierë
Olympiacos ka qenë befasia më e madhe e natës së djeshme në Ligën e Evropës, duke e eliminuar Arsenalin pas fitores 1:2 në ‘Emirates Stadium’.
Sport
Pierre Emerick Aubameyang në 10 minuta kaloi nga hero në tragjedi për Arsenalin.
Sulmuesi nga Gaboni në minutën e 113’ të vazhdimeve shënoi një super gol për të barazuar rezultatin në 1:1, por ishte pikërisht Aubameynag, që në minutën e 123’, dështoi të shënonte nga afërsia, gjë e cila i kushtoi Arsenalit me eliminim nga Liga e Evropës.
“Shumë, shumë i zhgënjyer. Çfarë të them? Ishte e vështirë, ishte një lojë e vështirë”, ka deklaruar Aubameyang, përcjell lajmi.net.
“Ne nuk kishim fat, as nuk e di si e humba rastin në sekondën e fundit. Ndihem vërtet keq. Mund të ndodh, por më të vërtetë nuk e di si kam dështuar. Unë kam qenë i lodhur, kam dhimbje barku, por ky nuk është justifikim”./Lajmi.net/