Aubameyang: Bayern nuk bëhet kampion këtë vit

Pierre-Emerick Aubameyang, është i bindur se Borussia Dortmund do t’a ndalë dominimin e Bayernit këtë sezon.

Sport

21/09/2015 21:23

Bayern Munich e ka fituar Bundesligën tash e tre vite rresht, ndërsa Aubameyang beson se skuadra e tij ka kapacitet për t’ia mohuar ‘bavarëzëve’, një titull të katërt më radhë.

“Natyrisht se Bayerni është favorit, por ne dëshirojmë t’ua vështirësojmë gjërat sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Aubameyang për gazetarët.

“Ne e kemi nisur me një super start, euforia është e lartë. Mendoj që Bayern nuk do të bëhen kampion këtë vit”.