“Ato po bënin dashuri”, Miley dhe Kaitlynn në momente intime në klub

Pas ndarjes nga Liam Hemsworth, Miley Cyrus dhe Kaitlynn Karter janë parë në momente në një klub në Hollywood.

ShowBiz

20/08/2019 14:29

Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter janë parë mbi njëra-tjetrën në një klub në Hollywood fundjavën e kaluar, shkruan DailyMail, trasmeton lajmi.net.

Këngëtarja 26 vjeçarja dhe ylli i reality shout, 30-vjeçe kohët e fundit janë ndarë nga partnerët e tyre, Liam Hemsworth dhe Brody Jenner.

Është pohuar se ato shijuan një natë bashkë në Soho House në West Hollywood, ku të pranishmit thanë se i panë duke u puthur me njëra-tjetrën.

Një burim tha për “Page Six” se “ato ishin të obsesionuara për njëra-tjetrën dhe nuk mund t’i mbanin duart larg njëra-tjetrës.

“Ato po putheshin kudo, në banjë, në bar, në mes të dyshemesë. Ato në thelb kishin marrëdhënie seksuale. Nuk ka dyshim se ato janë bashkë”, shtoi burimi.

Miley dhe Katilyn u panë për herë të parë duke u puthur në një varkë në Itali në fillim të këtij muaji, pasi i kishin dhënë fund martesave.

Por, së fundi familjarët e Miley dhe Liam kanë thënë se çifti po rishqyrtojnë vendimin e divorcit. /Lajmi.net/