Atmosferë fantastike, tifozët ‘Dardanë’ befasojnë lojtarët e Kosovës

Një atmosferë fantastike mbretëron në stafin e Kombëtares së Kosovës në prag të ndeshjeve para kualifikuese për Kampionatin Evropian. Gjatë ditës së sotme tifozët ‘Dardanë’ befasuan lojtarët e Kosovës, transmeton lajmi.net. Teksa Amir Rrahmani me shokët e tij të skuadrës dhe me stafin e Kosovës u drejtuan drejt ‘fan-cub’it të tifogrupit ‘Dardanët’ aty u surprizuan…

Sport

22/03/2023 19:19

Një atmosferë fantastike mbretëron në stafin e Kombëtares së Kosovës në prag të ndeshjeve para kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Gjatë ditës së sotme tifozët ‘Dardanë’ befasuan lojtarët e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Teksa Amir Rrahmani me shokët e tij të skuadrës dhe me stafin e Kosovës u drejtuan drejt ‘fan-cub’it të tifogrupit ‘Dardanët’ aty u surprizuan me praninë e një numeri të madh të tifozësh.

Të gjithë me simbole të kombëtares këndonin njëzëri në përkrahje të djelmoshave tanë.

Kryetari i tifozëve ‘Dardanët’, Lulzim Berisha u ka shprehur mirëseardhje në ‘fan-club’, teksa theksoi se secili tifozë dardan ndihet krenar me paraqitjet e lojtarëve tanë dhe se të gjithë shpresojnë se ky do të jetë vit i realizimit të ëndrrës së përbashkët – kualifikimit në Evropian.

Ndërkaq, në emër të kombëtares tifozët i përshëndeti kapiteni Amir Rrahmani, i cili theksoi se përkrahja e tyre i frymëzon ata drejt suksesit dhe i falënderoi që gjithmonë kanë qenë afër kombëtares pa marrë parasysh rezultatet.

Ai theksoi se të gjithë futbollistët janë krenar që e përfaqësojnë Kosovën dhe së bashku do të bëjnë çmos për të arritur objektivin e këtij cikli kualifikues. Në fund, futbollistët e Kombëtares kanë dhuruar fanellat e klubeve të tyre për ‘fan-club’-in e tifozëve dardanë.

Kujtojmë që më 25 mars Kosova luan në udhëtim te Izraeli, kurse më 28 mars presin në ‘Fadil Vokrri’ Andorrën.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë pamjet: