Atletico s’kërkon hakmarrje ndaj Realit

Gabi insiston se Atletico Madridi nuk do të kërkojë hakmarrje ndaj Real Madridit nesër mbrëma, pas humbjes që ia shkaktuan Los Blancos në finale të Ligës së Kampionëve.

Sport

18/08/2014 20:16

Kapiteni i Atletico Madridit, Gabi e ka hedhur poshtë mundësinë e një misioni të mundshëm të Los Colchoneros për t’u hakmarrë ndaj Real Madridit për humbjen e shkaktuar në finale të Ligës së Kampionëve, teksa të dyja skuadrat do të përballen në mes vete nesër mbrëma në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.

“Nuk ekziston ndjenja e hakmarrjes për finalen e Ligës së Kampionëve. Është një mundësi për ta fituar këtë trofe”, deklaroi mesfushori spanjoll.

“Real Madridi është njëri prej ekipeve më të mira në botë. Superkupa do të fitohet nga ekipi që do të jetë më mirë fizikisht dhe mentalisht”, përfundoi Gabi.