Atletico, ‘shuplakë’ Betisit
Atletico Madrid vazhdoi rrugëtimin e jashtëzakonshëm këtë edicion në La Ligë duke fituar 5-0 kundër Real Betisit në kuadër të xhiros së dhjetë. Skuadra e trajnerit Diego Simeone zhvilloi një tjetër paraqitje fantastike dhe fitoi me plotë meritë në duelin ku menjëherë qysh në minutën e parë kaluan në epërsi me golin nga Oliver. Më…

Sport
Atletico Madrid vazhdoi rrugëtimin e jashtëzakonshëm këtë edicion në La Ligë duke fituar 5-0 kundër Real Betisit në kuadër të xhiros së dhjetë.
Skuadra e trajnerit Diego Simeone zhvilloi një tjetër paraqitje fantastike dhe fitoi me plotë meritë në duelin ku menjëherë qysh në minutën e parë kaluan në epërsi me golin nga Oliver.
Më pas, në skenë doli sulmuesi David Villa – përforcim i ardhur gjatë afatit kalimtar të verës nga Barcelona – i cili shënoi dy herë brenda katër minutave gjatë pjesës së dytë.
Ndërsa, në vazhdim golgeteri Diego Costa, e realizoi golin e tij të 11-të këtë edicion në La Ligë para se Gabi Fernandez ta vendos rezultatin përfundimtar në çastet e fundit.
Me këtë fitore, Atletico ngjitet në kuotën e 27 pikëve, një më pak se lideri Barcelona, por pesë më shumë se rivali i qytetit, Real Madrid.