Atletico ruan hapin me Barçën
Atletico Madrid mposhti Athletic Bilbaon 2-0 në duelin e xhiros së 12-të në La Ligë dhe vazhdoi ndjekjen e Barcelonës që prinë me vetëm një pikë më tepër. Skuadra e trajnerit Diego Simeone vazhdoi me paraqitje fantastike duke marrë pikë të plota kundër Bilbaos, kundërshtar aspak i lehtë. David Villa e kaloi Atleticon në epërsi…

Sport
Atletico Madrid mposhti Athletic Bilbaon 2-0 në duelin e xhiros së 12-të në La Ligë dhe vazhdoi ndjekjen e Barcelonës që prinë me vetëm një pikë më tepër.
Skuadra e trajnerit Diego Simeone vazhdoi me paraqitje fantastike duke marrë pikë të plota kundër Bilbaos, kundërshtar aspak i lehtë.
David Villa e kaloi Atleticon në epërsi me golin e tij në minutën e 33-të, kurse Diego Costa e dyfishoi avantazhin e vendasve para përfundimit të pjesës së parë.
Këtë epërsi, Atletico e ruajti pas intervalit dhe rrëmbeu fitoren e 11-të këtë edicion, duke e ruajtur pozitën e dytë, me 33 pikë, një më pak se Barcelona.