Atletico – Real, biletat shiten si ‘hallve’

Atletico Madrid është duke i shitur biletat për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në kohë rekorde.

Sport

24/03/2015 22:57

Tifozët e Atletico Madridit me interesim të madh e presin ndeshjen e ardhshme kundër rivalit të qytetit Real Madrid, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Të hënën ora 15:00, kampioni i La Ligës filloi shitjen e biletave dhe për një deri në dy orë, janë shitur rreth 6000 bileta.

Ato kanë qenë në shitje edhe sot, kurse deri nesër pritet që të shiten të gjitha.

Të vetmet që mund të mbeten në dispozicion, janë një numër i vogël nëpërmjet internetit.

Nuk ka dyshim se Vicente Calderon do të jetë i mbushur deri në ulësen e fundit.