Atletico pëson humbjen e parë këtë sezon, i vjen nga Villarreali

Atletico Madrid është mposhtur në xhiron e dytë të La Liga. Skuadra e Diego Simeone ka pësuar në ‘Wanda Metropolitano’, në ndeshjen kundër Villarreal, me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net. Ndeshja mes dy skuadrave ishte goxha e balancuar, mirëpo më produktive ishte ‘Nëndetësja e Verdhë’. Goli i parë në këtë takim u shënua në minutën e…

Sport

21/08/2022 21:32

Atletico Madrid është mposhtur në xhiron e dytë të La Liga.

Skuadra e Diego Simeone ka pësuar në ‘Wanda Metropolitano’, në ndeshjen kundër Villarreal, me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net.

Ndeshja mes dy skuadrave ishte goxha e balancuar, mirëpo më produktive ishte ‘Nëndetësja e Verdhë’.

Goli i parë në këtë takim u shënua në minutën e 73’, nga Pino.

Atletico Madrid mbeti me 10 lojtarë në mintuën e 90+4′, kur Molina u ndëshkua me të kuq, kurse katër minuta më vonë, Gerard Moreno shënoi për 0:2.

Villarreal me këtë fitore merr pikët e gjashta, me start perfekt, kurse Atletico mbetet në vetëm 3 pikë. /Lajmi.net/