Atletico nuk dorëzohet
Atletico Madrid nuk e ka ndërmend të lejojë që Real Madrid të ikë në krye të La Ligës. Skuadra e trajnerit Diego Simeone fitoi ndaj Espanyolit me rezultat minimal 1:0 dhe e ruajti disavantazhin prej tri pikësh ndaj rivalit të qytetit. Në një ballafaqim mjaft delikat kundër skuadrës që i kishte mposhtur në duelin e…

Sport
Atletico Madrid nuk e ka ndërmend të lejojë që Real Madrid të ikë në krye të La Ligës.
Skuadra e trajnerit Diego Simeone fitoi ndaj Espanyolit me rezultat minimal 1:0 dhe e ruajti disavantazhin prej tri pikësh ndaj rivalit të qytetit.
Në një ballafaqim mjaft delikat kundër skuadrës që i kishte mposhtur në duelin e tyre të mëparshëm këtë sezon, Atletico – ngjashëm si Real Madridi para tyre sonte – fitoi falë një goli të vetëm të realizuar nga sulmuesi kryesor Diego Costa.
Braziliani i natyralizuar në spanjoll e kaloi Atleticon në epërsi me golin e realizuar në minutën e 55’të që e ngriti skuadrën e tij në kuotën e 67 pikëve, tri më pak se Reali kryesues dhe katër më tepër se Barcelona, e treta, që takohet të dielën me Osasunën.