Atletico mposht vetveten

Në tetë xhirot e para në La Ligë, askush nuk arriti të fitojë kundër Atletico Madridit, e as të nxjerr një barazim kundër tyre. Mirëpo, skuadra madrilene e humbi bilancin pozitiv në xhiron e nëntë duke pësuar disfatë në udhëtim te Espanyol me rezultat minimal 1-0,  por vetëm për fajin e një autogoli nga portieri…

Sport

19/10/2013 22:55

Në tetë xhirot e para në La Ligë, askush nuk arriti të fitojë kundër Atletico Madridit, e as të nxjerr një barazim kundër tyre.

Mirëpo, skuadra madrilene e humbi bilancin pozitiv në xhiron e nëntë duke pësuar disfatë në udhëtim te Espanyol me rezultat minimal 1-0,  por vetëm për fajin e një autogoli nga portieri Thiabut Courtois.

Në minutën e 54-të, pas një harkimi në krahu, portieri belg doli nga porta dhe u zgjat në tentim për ta larguar topin që e qëlloi atë dhe u devijua në rrjetë.

Skuadra e Diego Simeones nuk arriti që në vazhdim së paku të barazojë rezultatin dhe të ruajë hapin me Barcelonën – që po ashtu humbi pikët e para këtë edicion në La Ligë duke barazuar në udhëtim te Osasuna – dhe tani ka një pikë më pak se gjiganti katalan.