Atletico merr kryesimin në La Ligë

Atletico Madrid e shfrytëzoi humbjen e befasishme të Barcelonës nga Real Valladolit, duke mposhtur në udhëtim Celta Vigon me rezultat 2:0, dhe u ngjit mbi gjigantin katalan, dhe rivalin e qytetit, Real Madrid, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Pjesa e parë nuk solli gola, por në të dytën, sulmuesi David Villa shënoi…

Sport

08/03/2014 20:56

Atletico Madrid e shfrytëzoi humbjen e befasishme të Barcelonës nga Real Valladolit, duke mposhtur në udhëtim Celta Vigon me rezultat 2:0, dhe u ngjit mbi gjigantin katalan, dhe rivalin e qytetit, Real Madrid, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pjesa e parë nuk solli gola, por në të dytën, sulmuesi David Villa shënoi dy gola të shpejtë në minutat 62 dhe 64, që e udhëhoqën Atleticon drejt fitores, dhe pozitës së parë në renditje.

Tani, skuadra e trajnerit Diego Simeone kryeson me 64 pikë, aq sa ka edhe Real Madrid që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe do të takohet me Levanten të dielën në Santiago Bernabeu.

Kurse, Barcelona tani është e treta me 63 pikë.