Atletico me akuza për Barcelonën, flitet për 80 milionë euro

Skuadra e Atletico Madrid kanë raportuar skuadrën e Barcelonës tek autoritetet e La Liga, për 80 milionë euro ‘të vjedhura’.

Sport

19/07/2019 15:44

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Anotine Griezmann për 120 milionë euro, me klauzolën që u pagua përmes avokatëve të lojtarit.

Atletico Madrid insiston se katalanët i obligohen atyre edhe 80 milionë euro, pasi marrëveshja e ndërsjellë ishte arritur kur klauzola e lojtarit qëndronte në 200 milionë euro.

Tashmë dy gjigantët e kampionatit spanjoll do të luftojnë në RFEF, për të parë se cila ka të drejtë në fund.

Me situatën aktuale financiare të Barcelonës, kjo do të ishte një goditje e madhe për ta. /Lajmi.net/