Atletico mbi Realin
Atletico Madrid u rikthye mbi rivalin e qytetit Real Madrid në La Ligë, pas fitores 4:2 në udhëtim te Rayo Vallecano. Skuadra e trajnerit Diego Simeone mori kryesimin në tabelë dhe do ta mbajë atë në rast se Barcelona nuk shënon fitore në ballafaqimin kundër Malagas. David Villa e kaloi Atleticon në epërsi pas vetëm…
Sport
Atletico Madrid u rikthye mbi rivalin e qytetit Real Madrid në La Ligë, pas fitores 4:2 në udhëtim te Rayo Vallecano.
Skuadra e trajnerit Diego Simeone mori kryesimin në tabelë dhe do ta mbajë atë në rast se Barcelona nuk shënon fitore në ballafaqimin kundër Malagas.
David Villa e kaloi Atleticon në epërsi pas vetëm tetë minutash lojë. Mirëpo, vendasit patën mundësi ideale të barazojnë rezultatin vetëm katër minuta më vonë, por Jonathan Viera nuk realizoi nga penalltia.
Mesfushori turk Arda Turan shënoi pas gjysmë ore lojë duke dyfishuar epërsinë e mysafirëve, kurse Vieira e ngushtoi disavantazhin për Rayon. Por, Turan shënoi sërish pak para përfundimit të pjesës së parë duke dërguar Atleticon në pushim me epërsi prej dy golave.
Diego Costa shënoi 15 minuta para fundit duke ia siguruar fitoren mysafirëve ndërsa në aksionin pasues Joaquin Larrivey realizoi për Rayon duke vendosur rezultatin përfundimtar të takimit.
Me këtë fitore, ngjitet në kuotën e 54 pikëve, një më tepër se Reali.