Atletico Madridi rikthen interesimin për Milik

Atletico Madridi do provojë sërish transferimin e sulmuesit të Napolit, Arkadiusz Milik.

Sport

03/12/2020 17:36

Sipas AS, “Los Rijoblancos” ende kanë interesim, andaj do provojnë ta bindin Napolin gjatë janarit, transmeton lajmi.net.

Gjiganti spanjoll e sheh polakun mjaftë të rëndësishëm për pjesën e dytë të sezonit, duke marrë parasysh lëndimin e Diego Costas.

Milik gjatë verës ishte shumë afër kalimit të Juventusi dhe Roma, por asnjëra marrëveshje nuk u kompletua, ndërsa është lënë jashtë skuadrës së Gennaro Gattusos.

Milik ka realizuar 48 gola në 122 ndeshje për gjigantin italian që nga gushti i vitit 2016./Lajmi.net/