Atletico Madrid insiston për De Paul

Klubi spanjoll, Atletico Madrid, ka vazhduar bisedimet me mesfushorin e Udineses, Rodrigo De Paul.

Sport

11/06/2021 18:18

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Atletico është ende në negociata me Udinesen për De Paulin, transmeton lajmi.net.

Udinese për shërbimet e mesfushorit po kërkon 40 milionë euro, ndërsa Atletico ka ofruar 20 milionë euro plus futbollistin Nehuen Perez, ofertë e cila u refuzua nga klubi italian.

Në anën tjetër klubi spanjoll po kërkon 40 milionë euro për shitjen e Kieran Trippier, për të cilin ka shprehur interesim Man Utd, por Atletico dëshiron ta mbajë në ekip. /Lajmi.net/