Atletico Madrid reagon ndaj suspendimit të Luis

Skuadra e Atletico Madridit ka reaguar ndaj dënimit me tri ndeshje moslojë, për mbrojtësin Filipe Luis, pas kartonit të kuq ndaj Barcelonës.

Sport

03/02/2016 17:23

Atletico Madrid do ta apelojë vendimin për suspendimin e Filipe Luisit me tri ndeshje, për kartonin e kuq të marrë ndaj Barcelonës.

Mbrojtësi brazilian u përjashtua nga ndeshja, pas një ndërhyrje të ashpër në Lionel Messin.

“Atletico Madrid ka vendosur që ta apelojë suspendimin me tri ndeshje të Filipe Luis, për përjashtimin e tij në ndeshjen ndaj Barcelonës të shtunën, më 30 Janar. Klubi e konsideron të tepërt numrin e ndeshjeve për të cilat është dënuar anësori brazilian dhe do ta apelojë atë”, thuhet në komnikatën e skuadrës spanjolle, përcjell Lajmi.net.