Atletico Madrid pas Wan-Bissaka

Atletico Madrid janë vënë pas mbrojtësit e krahut të Manchester United, Aaron Wan-Bissaka

Sport

09/05/2022 11:29

‘Rojiblancos’ janë në kërkim të një mbrojtësi, sepse Sime Vrsaljko do të largohet pasi t`i skadojë kontrata në fund të sezonit.

Sipas ‘Todofichajes’ Atletico Madrid po shqyrton një lëvizje për mbrojtësin e krahut të Manchester United, Aaron Wan-Bissaka, përcjell lajmi.net.

Sipas lajmeve në Angli, 24 vjeçari nuk përfshihet në planet e trajnerit të ardhshëm të Man Utd, Erik ten Hag, me ‘Djajtë e Kuq’ të gatshëm ta largojnë në formë huazimi me opsionin për ta blerë përsëri.

Anglezi ka kontratë me United deri në vitin 2024 dhe ka një klauzolë largimi 30 milionë euro./Lajmi.net/