Atletico Madrid nuk është supermarket

Drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit, Angel Gil Marin ka insistuar se kampioni i ri i La Ligës nuk është nën presion t’i shes disa prej futbollistëve kryesorë, për të përmirësuar bilancin financiar.

Sport

29/05/2014 10:18

Drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit, Angel Gil Marin ka paralajmëruar një numër të madh të klubeve rivale se ata nuk kanë nevojë të shesin yjet e ekipit për arsye financiare.

Sulmuesi Diego Costa e shumë bashkëlojtarë të tij spekulohen me largim nga Vicente Calderon pas një sezoni të jashtëzakonshëm gjatë së cilit fituan titullin në La Ligë dhe arritën në finale të Ligës së Kampionëve.

Por, në atë që mund të konsiderohet si lajm i keq për Chelsean, Barcelonën, Manchester Unitedin e shumë gjigantë evropian që kërkojnë përforcime nga Atletico, Marin ka insistuar se klubi nuk është nën presion të shes.

“Klubi ynë nuk dëshiron të shes asnjë nga futbollistët titullarë për të përmirësuar bilancin financiar”, deklaroi ai për uebfaqen zyrtare të Atleticos.

\”Ne e kuptojmë pse klubet tjera janë të interesuara për futbollistët tanë dhe është normale pas një sezoni të këtillë. Por, ne duam t’i përmirësojmë kontratat e tyre”, u shpreh ai.