Atletico Madrid: Nëse nuk kompletohet sezoni në L.K, ne meritojmë titullin

Për presidentin e Atletico Madrid, Enerico Cerezo, skuadrës së tij do të duhej t’i jepej titulli i Ligës së Kampionëve, nëse kjo garë nuk vazhdon me paralajmërimet për një valë të dytë të koronavirusit në Evropë.

Sport

13/06/2020 09:36

Sipas të gjitha informacioneve, javën e ardhshme UEFA do të mblidhet për të diskutuar për riorganizuar garat e saj, dhe vendime të rëndësishme do të merren edhe për fazën finale të Ligës së Kampionëve.

Atletico Madrid tashmë ka siguruar çerekfinalen, pasi eliminoi Liverpoolin para pezullimit të futbollit në muajin mars.

Por, derisa flitet shumë për një valë të dytë të COVID-19, dhe krerët e UEFA-s ndjehen të rrezikuar nëse do të mund të përfundojnë sezonin, presidenti i Atleticos tashmë treguar se kujt do të duhej t’i takonte ky trofe, nëse gara nuk arrin të kompletohet.

“Kanë mbetur edhe disa ndeshje të tjera nga 1/16, dhe më pas do të vijojë çerekfinalja, më pas gjysmëfinalja dhe në fund finalja. Thuhet se ndeshjet finale do të zhvendosen në një qytet ku do të luhen të gjitha ndeshjet”, ka deklaruar Cerezo, përcjell lajmi.net.

“Asgjë nuk dihet dhe tani për tani është thjesht hamendje. Por nëse Liga e Kampionëve nuk kompleton sezonin, Atletico Madrd duhen të jetë kampion. Ne jemi ata që eliminuam kampionët e Evropës”./Lajmi.net/