Atletico Madrid me super përforcim nga Real Madrid (FOTO)

Atletico Madrid pret një përforcim nga rivali i qytetit, Real Madrid.

Sport

22/08/2017 14:37

Marcos Llorente pritet të largohet nga Real Madrid para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Llorente ka vendosur të kërkojë një skuadër të re pasi Mateo Kovacic nuk do të largohet nga klubi duke ia vështirësuar atij hapësirën për lojë te ekipi i trajnerit Zinedine Zidane.

Kurse, e përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se ai mund të transferohet te rivali i qytetit, Atletico Madrid, përcjell “lajmi.net”.

Babai dhe gjyshi i tij kanë qenë anëtar të Atleticos andaj Llorente mund ta përcjellë traditën familjare.

Por, dëmshpërblimi në kontratën e tij në Santiago Bernabeu është plot 200 milionë euro. /Lajmi.net/