Atletico Madrid e ka bankën rezervë më efikasen në La Liga, përcjell Lajmi.net nga AS.
Futbollistët e skuadrës madriliene në shumë raste janë futur në lojë nga bankina, për të shënuar apo asistuar pastaj.
Lojtarët që janë inkuadruar në lojë si zëvendësues për Atleticon i kanë realizuar tetë gola dhe nëntë asistime në këtë edicion të La Ligas.
Pas ‘Los Colchoneros’ vijnë skuadrat e Getafes dhe Sevillas.