Atletico Madrid me 30 tifozë në Bernabeu

Për shkak të çmimit të shtrenjtë prej 70 euro, Atletico Madrid do të ketë vetëm dhjetëra tifozë në Santiago Bernabeu për derbin me Real Madridin të shtunën.

Sport

10/09/2014 19:39

Të shtunën në mbrëmje, në Santiago Bernabeu do të zhvillohet derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos.

Mirëpo, një lajm i keq për kampionin në fuqi është se në stadium do të jenë vetëm dhjetëra tifozë të tyre.

Atletico ka kërkuar 250 vende për tifozët e tij. Mirëpo, çmimi i lartë prej 70 euro për një biletë, i kërkuar nga Los Blancos, ka bërë që në tribunën e mysafirëve të shiten vetëm 30 bileta, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle “AS”.

Reali nuk ka probleme me shitjen e biletave andaj Atletico Madridin në Bernabeu e presin 81 mijë tifozë nikoqirë.