Atletico Madrid kërkon Hernandezin

Javier Hernandez është një prej disa futbollistëve të Manchester Unitedit që pritet të largohen nga Old Trafford në fund të këtij sezoni. Reprezentuesi meksikan ka gjetur hapësirë të kufizuar për lojë në ekipin e David Moyesit duke bërë vetëm 11 paraqitje si titullar në të gjitha garat. Dhe, Hernandez, së bashku me një numër të…

Sport

12/04/2014 09:11

Javier Hernandez është një prej disa futbollistëve të Manchester Unitedit që pritet të largohen nga Old Trafford në fund të këtij sezoni.

Reprezentuesi meksikan ka gjetur hapësirë të kufizuar për lojë në ekipin e David Moyesit duke bërë vetëm 11 paraqitje si titullar në të gjitha garat.

Dhe, Hernandez, së bashku me një numër të madh të futbollistëve të tjerë duket se do të largohen nga United gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas të përditshmes sportive katalane El Mundo Deportivo, Atletico Madrid ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Klubi spanjoll është në rrezik të humb golgeterin Diego Costa gjatë verës i cili kërkohet nga një numër i madh gjigantësh evropian. Dhe, duket se drejtuesit e Atleticos e shohin Hernandezin si zëvendësues të mundshëm për brazilianin e natyralizuar në spanjoll.

Interesimi i Atleticos për Hernandezin është lajm i keq për Arsenalin që po ashtu është në kërkim të meksikanit.