Atletico Madrid gjen pasuesin e Saul, e do yllin e PSG-së

Ateltico Madrid është duke konsideruar transferimin e Pablo Sarabia nga PSG, në rast që ndajnë rrugët me mesfushorin Saul Niguez këtë verë.

Sport

24/08/2021 23:47

PSG dëshiron largimin e sulmuesit, ngase nuk do këtë shumë minuta këtë edicion nën urdhrat e Pochettinos, transmeton lajmi.net.

Vetë lojtari është i hapur që të largohet nga PSG dhe me dëshirë do të transferohej te Atletico, por problemi do jetë puna e klubit spanjoll me Leonardon.

Raportet mes drejtorit sportiv të PSG-së dhe Atleticos janë jo të mira, andaj ka mundësi që Leonardo të mos dëshirojë të përforcojë “Los Rijoblancos”.

Atletico nuk është skuadra e vetme e interesuar për Sarabia, ngase kërkohet edhe nga Real Sociedad dhe Sevilla.

Sidoqoftë, e gjitha do ndodh nëse Saul largohet, ngase është pranë kalimit te Manchester United ose Chelsea./Lajmi.net/