Atletico – Liverpool, Dortmund – PSG, këto janë rezultatet pas pjesëve të para

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

18/02/2020 21:46

Gara evropiane elitare ka filluar me fazën finale të këtij sezoni, dhe sonte janë duke u zhvilluar dy ndeshje.

Atletico Madrid në ‘Wanda Metropolitano’ është duke e mposhtur 1:0 Liverpoolin, me golin e shënuar nga Saul Niguez në minutën e 4’.

Në ndeshjen tjetër në ‘Signal Iduna Park’, Dortmund dhe PSG kanë luajtur barazim 0-0 pas pjesës së parë./Lajmi.net/