Atletico i ka specializuar fitoret me rezultat 1:0

Atletico Madrid ka shënuar edhe fitoren e dytë në La Liga.

Sport

25/08/2019 20:50

Skuadra e Diego Simeones, ka mposhtur 0-1 në udhëtim Leganes, në një ndeshje aspak të lehtë.

Edhe në këtë ndeshje, me paraqitje të mirë u dallua talenti i ardhur nga Benfica, Joao Felix.

Reprezentuesi portugez në minutën e 71’ të ndeshjes, asistoi për mrekulli te Vitolo, i cili shënoi për fitoren e Atleticos.

Kujtojmë se Atletico fitore minimale ka shënuar edhe në ndeshjen e javës së parë, kur në shtëpi mposhti Getafen.

Tani, skuadra nga Madridi numëron gjashtë pikë, dhe xhiron tjetër takohet me Eibar./Lajmi.net/