Atletico i afrohet titullit

Atletico Madrid e bëri një hap gjigant drejt titullit të kampionit në kampionatin spanjoll. ‘Los Colchoneros’ e mposhtën Elchen 2:0 falë golave të Mirandas e Diego Costas.

Sport

18/04/2014 23:40

Atletico Madridi iu afrua edhe më tepër titullit të kampionit në La Liga, pas fitores 2:0 ndaj Elches, në kuadër të xhiros së 34-t të La Ligas spanjolle.

Skuadra madrilene ka dominuar totalisht ndaj kundërshtarit, duke e bërë një hap të madh drejt titullit.

David Villa e ka humbur penalltinë në minutën e 51-të, por dy golat arritën në 20 minutat e fundit të takimit.

Mbrojtësi Miranda i kaloi vendësit në avantazh në minutën e 72-të, ndërsa Diego Costa e shënoi golin e qetësisë në minutën e fundit nga penalltia.

Tek mysafirët, në minutën e fundit u ndëshkua me karton të kuq Cristian Sapunaru.

Atletico është e para në tabelë me 85 pikë, gjashtë më shumë se Real Madridi e shtatë më tepër se Barcelona, që e kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.