Atletico gjen fitoren
Atletico Madrid i dha fund serisë prej tri humbjeve të njëpasnjëshme duke mposhtur Valladolidin 3:0 në Vicente Calderon në kuadër të xhiros së 24’të në La Ligë. Skuadra e trajnerit Diego Simeone ishte në periudhë negative prej tri disfatave me radhë përfshirë dy nga Real Madrid në gjysmëfinale të Copa del Rey dhe një të…

Sport
Atletico Madrid i dha fund serisë prej tri humbjeve të njëpasnjëshme duke mposhtur Valladolidin 3:0 në Vicente Calderon në kuadër të xhiros së 24’të në La Ligë.
Skuadra e trajnerit Diego Simeone ishte në periudhë negative prej tri disfatave me radhë përfshirë dy nga Real Madrid në gjysmëfinale të Copa del Rey dhe një të befasishme nga Almeria, fundjavën e shkuar.
Por, e gjeti fitoren ndaj Valladolidit. Raul Garcia i kaloi vendasit në epërsi herët në minutën e tretë, kurse menjëherë në aksionin pasueses Diego Costa e dyfishoi avantazhin e Atleticos.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat kurse pas intervalit Atletico shënoi edhe një herë tjetër nëpërmjet Diego Godinit duke e konfirmuar fitoren e cila i ngriti në pozitën e parë në La Ligë me 60 pikë, tri më tepër se Barcelona që takohet sonjte me Rayo Vallecanon.