Atletico frikëson Bayernin

Atletico Madrid ka bilanc pozitiv në ballafaqime me skuadrat gjermane.

Sport

15/04/2016 14:25

Bayern Munich do të luajë kundër Atletico Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, skuadra bavareze edhe pse e favorizuar, nuk do ta ketë të lehtë ndaj madrilenëve, përcjell “Lajmi.net”.

Në fakt, Atletico Madrid ka bilanc pozitiv në ballafaqime kundër skuadrave gjermane.

Ekipi i Diego Simeones është mposhtur në vetëm një prej shtatë ndeshjeve të fundit kundër ekipeve gjermane.