Atletico e ka çelësin e suksesit

Diego Simeone beson në aftësinë e futbollistëve të tij, për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, pas finales me Real Madridin. Ai insiston se ekipi i tij e ka çelësin e suksesit, pasi triumfoi në Europa League, Copa del Rey dhe La Liga.

Sport

22/05/2014 12:01

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone beson se ekipi i tij e ka fituar mentalitetin fitues, pas ekipit që e ndërtoi në tri vjetët e fundit.

Argjentinasi e mori në dorë klubin spanjoll në vitin 2011 dhe shpejt e transformoi atë në një gjigant, duke shkëlqyer në Europa League, Copa del Rey e La Liga.

Këtyre tre trofeve, Simeone synon t’ua bashkojë edhe Ligën e Kampionëve, pas finales që Los Colchoneros do ta zhvillojnë ndaj Real Madridit të shtunën.

“Ky është fryt i punës që e kemi bërë për afro tri vjet. Ne u përgjigjëm si duhet në Europa League para një viti. Tash e kei të njëjtën vendosmëri, të njëjtin motiv dhe të njëjtin grup futbollistësh”, deklaroi Simeone për Uefa.com.

“Nga sulmuesit, e deri tek portieri, ekipi është i vetëdijshëm se si kemi nevojë të luajmë për të qenë të suksesshëm”.

“Ne duhet t’i ndriçojmë forcat tona dhe t’i fshehim dobësitë, sepse edhe ne kemi dobësi, por shpresojmë që të mos ua shfaqim atyre”.

“Është një rivalitet historik. Është e madhe ta kesh në qytet një ekip të fuqishëm si Real Madrid, i cili sfidohet nga një ekip si Atletico Madrid”, përfundoi ai.