Atletico dominon Zenitin

Atletico Madrid e nisi mbarë edicionin e ri të Ligës së Kampionëve duke mposhtur në shtëpi Zenit St Petersburgun me rezultat 3-1 në duelin e Grupit G. Skuadra e trajnerit Diego Simeone mori pikë të plota nga dueli me skuadrën ruse pas golave nga Miranda në pjesën e parë, dhe Arda Turan e Leo Baptista…

Sport

18/09/2013 21:40

Atletico Madrid e nisi mbarë edicionin e ri të Ligës së Kampionëve duke mposhtur në shtëpi Zenit St Petersburgun me rezultat 3-1 në duelin e Grupit G.

Skuadra e trajnerit Diego Simeone mori pikë të plota nga dueli me skuadrën ruse pas golave nga Miranda në pjesën e parë, dhe Arda Turan e Leo Baptista në të dytën.

Mysafirët kishin barazuar përkohësisht rezultatin me shënimin nga braziliani Hulk pas 58 minutash lojë. Në ndeshjen tjetër, Porto fitoi në udhëtim te Austria e Vjenës me rezultat 1-0, falë golit nga Lucho Gonzalez në minutën e 55-të.

Atletico M – Zenit 3:1

Austria V – Porto 0:1