Atletico dhe Arsenal me mega-shkëmbim? Kartonat e Lacazette e Lemar në lojë

Atletico Madrid dhe Arsenal mund të dakordohen për një mega-shkëmbim në merkaton e janarit.

Sport

14/01/2020 21:28

Skuadra nga Premierliga ka shfaqur interesim për yllin e Atleti, Thomas Lemar, por nuk do ta ketë të lehtë të sigurojë shërbimet e tij.

‘Sky Sports’ shkruan se Atleti po mendon të ofrojnë Lemar, në shkëmbim për shërbimet e Alexandre Lacazette, transmeton lajmi.net.

Gjiganti i La Liga dëshironte nënshkrimin e Edinson Cavani, në formë huazimi, por PSG refuzoi gjithçka.

Tashmë, si alternativë, ata shohin Lacazette të Arsenal.

Lemar ka akoma një çmim të lartë, sikur kur erdhi nga Monaco, por ai ka dështuar të gjej golinn ose asistimin në 21 ndeshjet e këtij sezoni.

Diego Simeone do të ishte i lumtur të largonte francezin, por vetëm në shkëmbim të sulmuesit të Arsenal. /Lajmi.net/