ATK: Gjobat mund të paguhen vetëm 50%, nëse paguhen brenda 15 ditëve

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se tatimpaguesit që gjobiten nga e Njësitë organizative për Gjoba dhe Ndëshkime (ZGjoNA), do të përfitojnë zbritje nga pagesa e tërësishm

Lajme

27/01/2022 09:19

Sipas ATK-së nëse paguhet gjoba e shqiptuar brenda afatit prej 15 ditësh, do të jepen 50 përqind të shumës.

“Bazuar në këtë Rregullore, tatimpaguesit ndaj të cilëve ZGjoNA shqipton gjoba fikse për shkelje të legjislacionit tatimor, kanë mundësinë që të përfitojnë zbritje nga pagesa e tërësishme e shumës së gjobës. Në rast se tatimpaguesi paguan gjobën e shqiptuar brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data e hyrjes në fuqi të vendimit nga ZGjoNA, tatimpaguesi lirohet nga pagesa e pesëdhjetë përqind (50%) të shumës së gjobës së shqiptuar dhe në këtë rast procedura e ankimimit suprimohet dhe rasti konsiderohet i mbyllur.” thuhet në njoftimin e ATK-së.

Tutje, bëhet e ditur se tatimpaguesi që nuk paguan brenda këtij afati kohorë, obligohet ta paguajë gjobën 100 përqind.

Derisa njoftohet se të drejtën për të përfituar e qytetarët do ta kenë duke filluar nga data 01.02.2022.