Thaçi: KEK-u nuk është fajtor për mungesë të rrymës

Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, ka njoftuar se ajo është duke dhënë maksimumin për prodhimin e energjisë.

Lajme

16/12/2018 21:45

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ajo është duke dhënë maksimumin për prodhimin e energjisë.

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi, ka sqaruar se KEK nuk i ka fajet për ndërprerjet e energjisë elektrike me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës në këto ditë të ftohta.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi thotë se kapacitetet maksimale prodhuese të termocentraleve të Kosovës 800 megavatë orë energji elektrike dhe se që nga data 13 dhjetor, KEK-u është duke prodhuar me kapacitete të plota.

“Pra prodhimin e kemi 800 MW/h për rrjet dhe nevojat e brendshme që aktualisht është rreth 870 MW/h”, ka shkruar ai.

Thaqi thotë se ky është obligimi i korporatës që drejton dhe se atë po e përmbushin me përgjegjësi të lartë dhe me një angazhim maksimal të të gjithë punëtorëve.

“Sa i përket reduktimeve për të cilat po na drejtoni ankesa dhe pyetje nuk mund të japim asnjë përgjigje për shkak se nuk është përgjegjësi e jona”, ka shtuar Njazi Thaçi.

Ndryshe, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka kërcënuar sot se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike me orë të tëra nuk e ka përjashtuar mundësinë e bllokimit të rrugëve në shenjë proteste kundër KEDS-it.

Lexo edhe:

Kryetari i Suharekës paralajmëron protesta kundër KEDS-it

Me mungesë të rrymës për shumë orë janë përballur edhe banorët e Fushë-Kosovës.

Ndërkaq, edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka dhënë arsyet përse është duke pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Lexo edhe:

Lluka tregon arsyen e problemeve energjetike në Fushë Kosovë e Suharekë

Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:  /Lajmi.net/