Atentat në derë të shtëpisë, vritet 25 vjeçari

Një 25-vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e sotme pranë banesës tij në Shkodër.

Lajme

05/11/2014 23:33

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në lagjen “Mëhallë e Re”, ku viktimë ka mbetur Indrit Halili 25 vjeç. 

Mësohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar me breshëri automatiku tip kallashnikov në drejtim të 25-vjeçarit, kur ky i fundit po dilte nga një lokal dhe ishte drejtuar për te banesa e tij, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke përfituar nga errësira. 

Rrethanat dhe identiteti i autorit të vrasjes janë ende të paqarta. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se 25-vjeçari nuk ishte person me precedentë penalë. 

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka gjetur gjetur 15 gëzhoja kallashnikovi. Për të bërë të mundur arrestimin e autorit, efektivët e Shkodrës kanë ngritur postblloqe të shumta, raporton Shekulli.