Ateistët kosovarë thonë se feja bazohet në të dhëna dhe të thëna të pavërtetuara

23:54 | 22 Korrik 2019

Foto Ilustrim

Në emisionin “Debat Plus” është debatuar për njërën nga temat më diskutabile në të gjitha kohërat “A ekziston Zoti?!”.

Agnostiku Avni Rudaku ka thënë se ka shumë fe të mëdha si Taoizmi, Budizmi, Konfeksionizmi të shtrira në Kinë, Indi, Tajlandë, Shri Lankë na tregojnë se nuk besojnë në Zot dhe nuk kanë nevojë për Zot.

Sipas tij monoteizmi ka lindur shumë vonë dhe edhe sot në shumicën e vendeve të botës mbizotëron politeizmi.

Rudaku thotë se argumentet që i përmendin fetarët për ekzistencën e Zotit i vënë edhe agnostikët në dilema.

“Ne çuditemi para madhështisë së universit. Natyrisht unë nuk jam aq arrogant duke mos njohur kufijtë e mi të them nuk ka [Zot]… Ne nuk kemi kohë të gjejmë të vërtetën. Cili njeri arrin mi lexu të gjithë librat fetarë dhe të gjej të vërtetën përmes krahasimit… Unë nuk besoj se kemi kohë e mundësi për të gjetur të vërtetën”, tha ai.

Profesori i fizikës, Shukri Klinaku ka thënë ka thënë se shkenca nuk mbështetet në atë që është thënë.